Dorëzimi i mandateve, Kuvendi plotësoi vakancën me katër deputetë të rinj: Erjeta Alhysa, Ervin Bushati, Anila Agalliu dhe Luljeta Arapi

Postuar në 25 Shtator, 2014 04:09

Kuvendi ka plotësuar sot vakancën e krijuar nga dorëheqja nga mandati i deputeteit të katër ministrave aktualë të qeverisë. Konkretisht bëhet fjalë për dorëheqje nga mandati i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri, ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe të ministres aktuale për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj. Në vend të tyre, pas shqyrtimit nga Këshilli i Mandateve dhe i Rregullores të vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kuvendi ka miratuar, në mungesë të opozitës, plotësimin e vakancës me deputetët e rinj:  Erjeta Alhysa, Ervin Bushati, Anila Agalliu dhe Luljeta Arapi.

s.z 

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>4 rroga extra!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.