Ministrat e Jashtëm të Rajonit mblidhen në Nju Jork të flasin për bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës dhe energjisë

Postuar në 24 Shtator, 2014 07:50

U zhvillua takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të gjashtë  vendeve  të rajonit, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi,  që u  mbajt në Nju Jork. Në këtë takim Shqipëria përfaqësohej nga Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.  Fokusi i takimit ishte bashkëpunimi i vendeve të rajonit në fushën e infrastrukturës dhe atë të energjisë në vazhdën e Konferencës së Berlinit. Nëpërmjet këtyre takimeve jo formale synohet krijimi i një mekanizmi koordinimi për gjashtë vendet e rajonit të përfshira në Procesin e Stabilizim Asociimit. Ky takim u krye në kuadër të nismës për “Bashkëpunim të Përforcuar në Kuadër të Procesit të Stabilizim – Asociimit” dhe pason takimin e mbajtur më 10 korrik në Kotorr. Përveç ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në këtë takim morën pjesë  Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, e cila do të drejtojë politikën e jashtme të BE-së.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.