Përfaqësuesi i FMN-së, Rajnke: “Ulja e borxhit në tri mënyra: Shpenzon më pak dhe takson më pak, ose e kundërta. Qeveria të vendosë”

“News24” i ka marrë një intervistë përfaqësuesit të FMN-së në Shqipëri, Jenjc Rajnke. Rajnke ka folur për angazhimet e qeverisë kundrejt FMN-së, si pjesë e lëvirmit të huasë që ky i fundit dha për Shqipërinë. Dhe për të ulkuir borxhin publik, sipas Rajnkes, ka tri mënyra: “Programi i FMN-së ka si spirancë profilin e borxhit. Ka objektiva specifike për uljen e borxhit. Mënyra se si mund të arrihet aty është nëpërmjet përmirësimit të administrimit tatimor, dhe këtu ka përmirësim, por kjo nuk është e mjaftueshme. Ka forma të tjera si ndryshimi i nivelit të taksave apo kontrollet e shpenzimeve. Propozimet në tavolinë për kombinimin e masave sillen nga qeveria. Është vendim politik i qeverisë nëse do të vendosë të shpenzojë më pak dhe të taksojë më pak, apo të shpenzojë më shumë dhe të taksojë më shumë. Ne nuk i udhëheqim bisedimet për këtë. Ne këshillojmë dhe kontrollojmë nëse masat e propozuara janë efiçiente dhe a bazohen në praktikat më të mira ndërkombëtare”, tha ai. Më tej Rajnke ka sqaruar se në negociatat e bëra deri më tani me qeverinë, është rënë dakord që investimet publike të rriten. “Ajo që ne biem dakord me qeverinë është nevoja për të rritur investimet publike, pasi kjo krijon infrastrukturën dhe zhvillon ekonominë. Ajo që ne i kemi thënë qeveris është që të ketë një prioritet në shpenzimet e saj, prandaj reforma në sektorin e energjisë është kaq e rëndësishme. Subvencionet për energjinë që vidhet dhe nuk paguhet janë barrë e madhe për buxhetin dhe duhet ndaluar kjo rrjedhë e madhe e parave që mund të ndihmonin potencialin e rritjes ekonomike”, tha ai.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/fmn-vitin-tjeter-rritje-taksash-qeve...
s.z
Comments
Uau ! Sa te zgjuar jane keta
<p>Uau ! Sa te zgjuar jane keta te FMN-se. Po nje edhe nje sa bejne?</p><p>Madje ne kofidence, nje nga keta te FMN-se me ka thene se po te mos harxhojme as nje lek per te ngrene, veshur ose per tu ngrohur, do te na teprojne ca lek ne fund te muajit. Gjithmone ne se dalim gjalle deri ne fund.</p>
Add new comment