Kërcënohet centrali bërthamor i Fukushimas në Japoni nga dy tërmete 5 ballësh

Agjencia Kombëtare Meteorologjike Japoneze njoftoi se dy tërmete, njëri me magnitudë 5 dhe tjetri me magnitudë 5,2 ballë të shkallës Rihter goditën të mërkurën, në një interval kohe prej më pak se një ore, rajonin e centralit të aksidentuar bërthamor të Fukushimas po prej një tërmeti të paradokohshëm. Gjithsesi nuk është paralajmëruar ndonjë rrezik për cunami. Sipas Agjencisë Kombëtare Meteorologjike, të dy tërmetet ndodhën në të njëjtin vend, në një thellësi prej 50 kilometrash, në orën 12:45 GMT dhe 13:31 GMT. Një tërmet i tretë me magnitudë 3,6 ballë të shkallës Rihter kishte goditur më parë rajonin. Kompania që drejton qendrën bërthamore theksoi se pas dy tërmeteve nuk janë konstatuar pasoja në pajisje
L.V
Add new comment