“Çefa-Gate”, garë me kohën: Komisioni i Ligjeve nesër nis procedurën e shkarkimit, opozita kërkesë në Kushtetuese

Nesër Komisioni i Ligjeve do të fillojë procedurën për shkarkimin e nënkryetarit të KLD Elvis Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj. Mbledhja e nesërme do të shqyrtojë kërkesën e 39 deputetëve të mazhorancës, ndërkohë që sipas Vizion Plus, burime nga mbledhja e deputetëve socialistë thonë se çështja e KLD do të shqyrtohet të enjten nëse do të jetë gati raporti i Komisionit të Ligjeve në lidhje me Çefën dhe Lelçajn. Por ndërsa mazhoranca po nxiton të zgjidhë situatën në Këshillin e Lartë të Drejtësisë; edhe në kampin tjetër demokratët janë vënë në lëvizje për të penguar shkarkimin e dyshes. Ish-Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e ndryshimeve në ligjin për KLD; falë të cilave mazhoranca krijoi kushtet e duhura ligjore për të kërkuar shkarkimet në fjalë.
a.k
Add new comment