“Nuk e di si mu shkreh arma”, thotë 18 vjeçari që shënjestroi në kokë shoqen e klasës

Postuar në 23 Shtator, 2014 03:37

Ja çfarë arsyetimi mund t’i ofrojë drejtësisë për masakrimin e një 18 vjeçareje, një djalosh që ka nënën mësuese, hallën drejtoreshë shkolle dhe vetë shkon me pistoletë në shkollë. “Doja vetëm ta trembja, jo ta qëlloja. Nuk e di se si ka ndodhur dhe arma u shkreh. Unë e doja atë dhe kisha kaq kohë që i kërkoja të lidhej me mua, por ajo më refuzonte”. Kështu ka deklaruar djali i mësueses, Aldar Arishaj, i cili plagosi dje në ambientet e shkollës së fshatit Gjorm, shoqen e tij të klasës. Duke e kërcënuar nëpërmjet telefonit, ai ka mundur ta nxjerrë nga ora e mësimit vajzën, E.Totaj. Sapo ka dalë, ai e ka tërhequr vajzën drejt një klase të boshatisur dhe i gjendur sërish në kushtet e refuzimit, fillimisht ai e ka qëlluar me grushta 18- vjeçaren dhe më pas i ka nxjerrë armën për ta kërcënuar. E tronditur, vajza ka kërkuar ndihmë duke dalë me vrap nga klasa, ndërsa autori e ka qëlluar me plumb pas shpine. Menjëherë pas ngjarjes, ka reaguar Ministria e Arsimit, e cila ka shkarkuar hallën dhe mamanë e 18- vjeçarit, ndërkohë që i është dhënë vërejtje mësuesit kujdestar.

Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Arishaj është arrestuar nga policia.

 

a.k

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp;Nuk &nbsp;e di ky djali i mesueses si ju shkrep arma sepse i duhen prangat te jemes. Qe te beje pyetjen, nuk e di se kush ma vuri armen ne dore?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.