Thesari i vjedhur, shuma e paqartë. Kanë futur duart më parë se 2011, asgjësimi “kryhej” pa numër serial

Hetuesit e prokurorisë së Tiranës dyshojnë se vjedhja në Thesarin e Shtetit ka shumë ngjasa që të ketë ndodhur përpara vitit 2011, kjo pasi shumë nga dëshmitë e administruara në dosjen hetimore, tregojnë se asgjësimi i lekëve kryhej pa u mbajtur në procesverbal numri serial i parave. Sipas burimeve të prokurorisë, asgjësimi i kartëmonedhave kryhej sipas kutive ku ato mbaheshin, por jo sipas kodit serial të tyre. Për pasojë kanë lindur dyshime të reja për hetuesit, të cilët mendojnë se vjedhja e Thesarit të Shtetit ka nisur disa vite më parë se 2011, kohë kur tregon dhe i arrestuari Ardian Bitraj. Sipas prokurorëve në vjedhjen e parave në Thesar ka dhe persona të tjerë, të cilët duke shfrytëzuar mungesën e rregullave të shkatërrimit të lekëve të nxjerra jashtë qarkullimit, kanë arritur të marrin sasi të mëdha kartëmonedhash të prerjeve të ndryshme.
a.k
Add new comment