Deputetja Doda entuziazmohet dhe propozon 21 shtatorin si Dita e Martirëve të Besimit

Postuar në 22 Shtator, 2014 15:20

Një propozim interesant bëri sot në News 24 deputetja demokrate Mesila Doda. Duke marrë shkas nga pritja madhështore e Papës Françesk, ajo propozon që 21 shtatori të shpallet Dita e Martirëve të Besimit. Deputetja e shpallur besimtare katolike tha se mesazhet e Papës duhen përkthyer mirë, se “mes politikanëve nuk duhet të ketë urrejtje. Ne kemi ndarjet tona, mënyrën si i mendojnë gjërat ndryshe dhe pikërisht për këtë bëjmë pjesë në grupime të ndryshme politike. Por, askush nuk mundet që në 2014, të trajtojë me armiqësi një skenë politike, e cila në të vërtetë nuk duhet të ishte një skenë e mbizotëruar nga logjika”. Megjithatë, a nuk ka pak “konflikt interesi” në këtë propozim, për më tepër që edhe vajza e deputetes mori bekimin e Papës atë ditë të shënuar?

a.k

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Ajo tia perkujtoje kishes katolike dhe jo tia propozoje Parlamentit dhe indirket ti imponohet popullit. Martiret e ketij populli jane ata qe dhane jeten per clirim te atdheut nga fashistet dhe nazistet qe ishin aleate te kishes katolike dhe perkujtohen ne 5 maj. 28 000 deshmore dhe heronj qe fondamentalistja katolike M Doda i harron dhe nuk perkulet kurre para tyre. Feja e tyre ne kishe dhe laiciteti per te gjithe. Me sa po shohim katolicizmi eshte zyrtarizuar dhe Llleshe me Dodet po na e imponojne; si ne jug e veri katolika dun me &nbsp;na ba mu dhe ti.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.