“Anonymous” paralajmëron sulm kibernetik ndaj ISIS. Objektiva: Turqia dhe Arabia Saudite. “Gjendja në Irak, emergjente. ISIS nuk përfaqëson Islamin”

Postuar në 22 Shtator, 2014 17:59

“Anonymous” dhe grupi i hackerave që janë bashkëpunëtorë të tij kanë deklaruar se do të godasin prapvijat e ISIS, që sipas tyre janë Turqia dhe Arabi Saudite. Këto dy shtete mendohet se financojnë grupin islamik që ka dalë në sipërfaqe me një strategji të mirëfilltë politike dhe ushtarake dhe po dëshmon aftësi për operacione të mëdha. Lajmi është bërë i ditur nga kanali televiziv francez “France24” në të cilën një anëtar i “Anonymous”ka dhënë intervistë. “Po planifikojmë të sulmojmë disa vende që dihet se mbështesin ISIS financiarisht përfshirë Turqinë dhe Arabinë Saudite. Ne i paralajmëruam ata se nëse vazhdojnë të mbështesin ISIS ne do të detyrohemi të shkatërrojmë infrastrukturën e tyre virtuale. Dhe po, ne kemi ata që mund ta bëjnë këtë. Ne kemi vendosur të godasim ideologjitë e tyre me të vërtetën dhe logjikë”, tha ai. Me shumë rëndësi është qëllimi i këtij sulmi të paralajmëruar: “Ne e morëm këtë iniciativë për të vendosur dy gjëra: së pari, ne duhej që ta bënim publikun të kuptonte sesa urgjente është situata në Irak...së dyti ishte se ne duhej që të siguroheshim që publiku të kuptonte se ISIS nuk përfaqëson besimin Islam”, tha ai.  

http://en.ria.ru/world/20140922/193170284/Anonymous-Hacker-Group-Launche...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.