Vlorë, 17 vjeçari, plumb kokës bashkëmoshatares në shkollë. Vajza shpëton mrekullisht

Një ngjarje pazakontë ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Gjorm të Vlorës. Një 17-vjeçar ka plagosur me armë zjarri bashkëmoshataren e tij, Emilia Totaj, duke e qëlluar me plumb në kokë, por për fat të mirë, pas ndërhyrjes kirurgjikale të mjekëve në spitalin rajonal të Vlorës, vajza nuk ndodhet në rrezik për jetën, edhe për faktin se plumbi nuk ka arritur t’i përshkojë cipën e kokës.
Autori është përpjekur të largohet dhe pas disa orësh policia e ka arrestuar. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Aldo Arshiaj, i cili në fillim u hodh dyshimi se ishte djali i një mësueseje të kësaj shkolle, por më pas rezultoi se ishte një i afërm i drejtorit të gjimnazit të fshatit Gjorm, i cili ndodhet rreth 80 kilometra larg Vlorës.
a.k
Add new comment