Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava: Qarqet ekstremiste edhe mua më quajnë qafir

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava distancohet nga grupet ekstremiste të Islamit kosovar. Në një intervistë dhënë Baton Haxhiut, ai nënvizon faktin që “një numër individësh të ardhur nga bota arabe kanë mbjellë sherrin mes myslimanëve tanë”. Dhe sipas tij, janë këta individë që kanë qëndruar në Kosovë në intervale të ndryshme kohe që kanë kultivuar praktika e qasje radikale. “Myslimanët shqiptarë që kanë rënë nën ndikimin e tyre edhe mua më quajnë qafir”, sqaron ai. Dhe vijon: “Më quajnë qafir, ngaqë unë nuk mbaj mjekër, apo ngaqë mbaj kravatë”.
“Ky është një vizion mendjengushtë i Islamit; këta njerëz e shohin Islamin ashtu si Islami nuk është; ata e keqinterpretojnë Islamin”, përfundon ai idenë e vet.
Re.Pu.
Add new comment