Pretenca ndaj Shpëtim Gjikës, më 8 tetor. Akuzohet për dy leje të paligjshme ndërtimi

Postuar në 22 Shtator, 2014 07:43

Më 8 tetor, prokuroria pritet të japë pretencën për Shpëtim Gjikën, gjyqi ndaj të cilit po i afrohet fundit.

Kreu i bashkisë së Vlorës akuzohet për dhënien e dy lejeve ndërtimi të paligjshme. Në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, Gjika akuzohet se ka falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010. Sipas prokurorisë, këto dokumente kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme. Dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.