Presidentja Jahjaga nderohet nga Iniciativa Globale Clinton

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pranuar Çmimin për Promovim të Paqes nga Iniciativa Globale Clinton. Radio “Evropa e Lirë” njofton se gjatë fjalës së saj në Nju Jork, presidentja ka falënderuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, për rolin e tij në përfundimin e luftës në Kosovë. “Është një nder i madh të jem me ju sonte për të pranuar çmimin për 'Lidership në sferën publike' të ndarë nga Clinton Global Initiative, nga njerëzit të cilët përmes përkushtimit të hatashëm në sferën publike dhe lidershipit të tyre, u kanë sjellë paqe dhe drejtësi miliona njerëzve, dhe të cilët vazhdojnë të punojnë me të njëjtin pasion për t'i përmirësuar jetërat e njerëzve anekënd globit. Veprat tuaja e kanë definuar kohën në të cilën jetojmë”, ka thënë Jahjaga. Me këtë rast, ajo ka kujtuar Kosovën e para 15-vjetëve, duke thënë se ka qenë një vend i mbuluar nga gërmadhat, me familje të ndara dhe me lidhjet mes komuniteteve etnike të shkatërruara plotësisht. Radio “Evropa e Lirë” thotë se iniciativa Clinton ka nderuar edhe personalitete të tjera.
L.V
Add new comment