Nishani, ankesë në Kushtetuese për ligjin e ri të KLD-së. “Zv.kryetari nuk ka pse zgjidhet vetëm nga Kuvendi”

Postuar në 22 Shtator, 2014 05:09

Festimet e Papës mbaruan, betejat politike e institucionale rikthehen. Me ligjin e ri për funksionimin e KLD-së, zv.kryetari i këtij këshilli duhet zgjedhur nga rradhët e anëtarëve të KLD-së që vijnë nga votimi i kandidaturave në Kuvend. Presidenti i Republikës Bujar Nishani i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 7 të ligjit nr. 101/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar. Është pikërisht që ligji që kufizon zgjedhjen e zv.kreut të KLD-së brenda anëtarëve të caktuar nga parlamenti. Gjithashtu, Presidenti Nishani i kërkon Kushtetueses pezullimin e dispozitave të këtij ligji deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese si dhe i kërkon kësaj trupe që t’i drejtohet Komisionit të Venecias në mënyrë që të japë një opinion të specializuar në lidhje me ligjin në fjalë, referuar objektit të ankimit.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.