Pogradec, kërkojnë të shembin ndërtimin pa leje, vdes një punëtor, dy plagosen rëndë

Gjatë punës për prishjen e një ndërtese tre katëshe në Lin të Pogradecit, një person ka gjetur vdekjen, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Piskupat rreth orës 12:05 minuta në ndërtesën “Bar-restorant Leon” buzë liqenit të Ohrit. Viktima është identifikuar, si E. Shkira 24 vjeç. Mësohet se pas afatit tre ditor, që INUK i kishte pronarit për ta prishur ndërtesën, ky i fundit ka punësuar për ta shembur ndërtesën, dy punonjës dhe kamerierin e lokalit. Kjo ka rezultuar fatale, për të rinjtë, duke sjellë vdekjen e njërit prej tyre dhe plagosjen e dy të tjerëve. Dy të plagosurit, V. Tavo, 40 vjeç nga fshati Piskupat i Pogradecit dhe tjetri A. Koruni 37 vjeç nga Prrenjasi, ndodhen në Spitalin e Pogradecit dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pronari i objektit si dhe 6 persona të cilët po punonin për shembjen e katit pa leje janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje mbi ngjarjen.
L.V
Add new comment