Precedenti skocez “zien” në 9 shtete të Europës

“Anadolu Agency” ka bërë një përmbledhje të shkurtër për rajonet europiane që ngjajnë me Skocinë në përpjekjen e tyre për pavarësi. Janë gjithësej 9 shtete që janë të prekura nga ky problem dhe duhet thënë se elementi shqiptar shfaqte në dy-tre prej tyre. Anglia me Skocinë dhe Ëellsin, Franca me Korsikën, Belgjika me zona flamande, Spanja me Katalonjën dhe baskët, Bosnja me Republikën Srpska, Serbia me Vojvodinën dhe Sanxhakun, Kosova me Mitrovicën dhe Preshevën, Maqedonia me Iliridën dhe Moldavia me Transnistrinë, janë vendet brenda të cilave zien problemi irredentist. Shteti më i veçantë është Italia, pasi sipas “AA” janë 6 rajonet që kërkojë shkëputje: Val d’Aosta, Alto-Adige, Friuli-Venezia, Veneto, Siçilia dhe Sardenja. Jepen edhe arsyet pse kërkohet shkëpputja dhe vërehet se apsekti ekonomik është i pranishëm kudo, ndonëse në një kontinent si Europa formalisht të parata janë arsyet historike.
http://www.aa.com.tr/en/headline/392205--europe-riddled-with-independenc...
s.z
Add new comment