Vlorë/ Në pranga kryetarja e Zyrës së Përmbarimit dhe një avokate me akuzën për korrupsionit pasiv

Postuar në 20 Shtator, 2014 10:05

Nën akuzën e korrupsionit pasiv, policia e Vlorës ka arrestuar tw shtunwn kryetaren e Zyrës së Përmbarimit dhe një avokate. Policia e këtij qyteti bëri me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar "Përmbaruesi" arrestoi në flagrance për "Korrupsion pasiv" kreun e Zyrës së Përmbarimit të Vlorës Algerta Fejzulla dhe Dhurata Sulajn, Avokate për "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". “Nga strukturat Kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlore është bërë arrestimi ne flagrance ne ngarkim te shtetaseve: Algerta Malko Fejzulla, vjec 28, banuese në Vlorë me detyre Kryetare e Zyrës se Përmbarimit Shteteror Vlorë; Dhurata Adil Sulaj, vjec 46, banuese në Vlorë, me profesion Avokate”- thuhet në njoftimin e policisë. Në fund  sqarohet se arrestimi u krye fale hetimeve intensive 2 javore dhe një bashkëpunimi të ngushte me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.