Beqaj: 12 ambulanca në gatishmëri, mjekë e vullnetarë në ndihmë të emergjencave gjatë Meshës së Shenjtë

Postuar në 20 Shtator, 2014 07:02

Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa për ndihmë të parë mjekësore për cilindo që do të shfaqi probleme gjatë meshës të së dielës në sheshin “Nënë Tereza”. Ekipi shëndetësor i specializuar, 12 ambulanca si dhe çadra me njësi të lëvizshme do të ofrohen për të gjithë të pranishmit që do të jenë nesër pjesë e Meshës së Atit të Shenjtë, Papa Francesku, në orën 11:00. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka inspektuar nga afër çadrat ku do të ofrohet shërbim shëndetësor. Gjatë një deklaratë për mediat, Beqaj ofroi garancinë dhe plan-masat që ka marrë Ministria e Shëndetësisë me rastin e vizitës së Papës dhe delegacionin e Papatit, ku në çdo rast do t'u ofrohet shërbimi i specializuar mjekësor. Ndërkohë, mësohet se përveç stafit mjekësor që do angazhohet për mbarëvajtjen e situatës, pritet që në gatishmëri do jenë dhe shumë vullnetar, të cilat do japin kontributin e tyre.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.