Kryeministri Thaçi: Papa Françesku në Shqipëri, një vizitë historike

Postuar në 20 Shtator, 2014 06:45

“Vizitë historike” e ka cilësuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri. Ai e përshëndeti këtë vizitë dhe shprehu mirënjohjen për faktin që ai zgjodhi ta bëjë udhëtimin e tij të parë në Tiranë. “Vizita e tij nxjerr në pah modelin unik të bashkëjetesës fetare të shqiptarëve, qe duhet të shërbejë si shembull për gjithë botën. Kjo ngjarje dëshmon gjithashtu përcaktimin e popullit tonë për t’u orientuar strategjikisht drejt Perëndimit”, thekson Thaçi. Me këtë rast, kryeministri i Kosovës u dërgon urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve të krishterë, që sipas tij: “nesër do ta kenë mysafir në shtëpitë e tyre liderin e tyre shpirtëror”.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.