Lajme që forca të ISIS kanë hyrë në Bagdad dhe kanë goditur aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit iraken

Forcat ushtarake të organizatës islamike ISIS duket se kanë kapërcyer qytetin fqinj me Bagdadin, vendbanmin shit, Kadhimiya, në të cilën sot shpërthyen tre autbomba dhe po godasin me mortaja aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit. Sulmi në Bagdad lajmërohet në “Twitter” nga njerëz të afërt me organizatën e që ndjekin ngjarjet në terren, që flasin edhe për hapjen e burgut në kryeqytet. Kurse “Al-Jazeera” shkruan se edhe në Kadhimiya u synua shpërthimi i burgut. Asgjë nuk është e konfirmuar, por duket se synimi i ISIS edhe me Kadhimiyan është beteja për Bagdadin që e vendos komunitetin ndërkombëtar përpara një perspektive cilësisht të re.
s.z
Add new comment