Tiranë/ Ambasada e SHBA-së: Papa Francesku në Shqipëri si modeli i harmonisë fetare në Botë

Agjensia Telegrafike Shqiptare njofton se në faqen saj zyrtare në Facebook, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shkruar për vizitën e Papa Francesku në Tiranë, jo vetëm si vlerësim i traditës së harmonisë fetare, por si modeli i harmonisë fetare në Botë. Postimi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë shoqërohet me një foto të Papa Franceskut dhe në fund të postimit shtrohet alternativa: A jeni dakord që Shqipëria është një model i tolerancës ndërbesimesh? “Më 21 shtator Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë. Një nga arsyet e vizitës së Papës ka të bëjë me vlerësimin e traditës së shëndoshë shqiptare të harmonisë ndërbesimesh dhe ndërfetare – një traditë të cilën shumë e kanë përshkruar si një model për pjesën tjetër të botës. A jeni dakord që Shqipëria është një model i toleranës ndërbesimesh? shkruhet ne postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.
L.V
Add new comment