Kosova pa institucionin qendror, 134 ditë që kur deputetët shpërbënë Kuvendin

Postuar në 19 Shtator, 2014 02:25

Prej 7 majit 2014 kanë kaluar plot 134 ditë që kur deputetët e Republikës së Kosovës kanë shpërbërë Kuvendin. Gazeta “Exspress” shkruan se Presidentja, Atifete Jahjaga ndërhyri shpejt duke i shpallur zgjedhjet për datën 8 qershor. Në këto zgjedhje, si rrallë herë të vlerësuara pozitivisht nga monitoruesit dhe vëzhguesit vendës e të huaj, fituese doli Partia Demokratike e Kosovës me 30,38 për qind të votave. Mirëpo gëzimi i fitores për këtë subjekt politik nuk zgjati shumë, meqë të nesërmen më 9 qershor, liderët e bllokut opozitar u mblodhën në një takim të përbashkët me idenë e vetme që t’i japin fund qeverisjes Thaçi. Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj më 10 qershor nënshkruan marrëveshjen për të bashkëqeverisur. Nga ana e saj Presidentja Jahjaga, në kuadër të kompetencave kushtetuese, si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve dhe faktor i unitetit të popullit, në takimet me udhëheqësit e partive politike parlamentare ka theksuar se konstituimi i institucioneve të Kosovës është domosdoshmëri për të çuar përpara proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ajo është shprehur se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.