Ambasada amerikane shpërndan një mesazh sigurie për shtetasit amerikanë lidhur me vizitën e Papës më 21 shtator

Postuar në 18 Shtator, 2014 14:02

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar në faqen e saj një mesazh sigurie për shtetasit amerikanë që dëshirojnë të jenë pjesë e ceremonive të pritjes së Papa Françeskut më 21 shtator. Ambasada u bën me dije shtetasve amerikanë se ndonëse autoritetet shqiptare do të marrin masat më të mira të mundshme, gjithsesi është i nevosjhëm kujdesi në një situatë ku sipas saj dhe vlerësimeve të tjera, turma e njerëzve në sheshin “Nënë Tereza” mund të arrijë në 500 mijë njerëz. “Ambasada parashikon që të ketë një trumë shuëm të madhe në të gjitha ngjarjet dhe disa vlerësojnë më shumë se 500 mijë njerëz do të mbushin sheshin “Nënë Tereza”. Raportimet e medias kanë vënë në dukje kërcënimet e mundshme ndaj Papës. Ndonëse autoritetet shqiptare  do të marrin masa parandaluese për aq sa do të mundin, nisur nga përmasa e turmës  do të jetë e vështirë për autoritetet që t’i përgjigjen ndonjë situate emergjente. Kapacitetet e qeverisë për të siguruar shërbimet mjekësore dhe të emergjenës janë të kufizuara...”, thotë ndër të tjera mesazhi.  

http://tirana.usembassy.gov/sm-09182014.html

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.