Ish-Guvernatori Luniku: “Këshilli Mbikëqyrës ka përgjegjësi. I domosdoshëm rikthimi i besimit ndaj BSH-së”

Postuar në 17 Shtator, 2014 12:49

Ish-Guvernatori i Basnkës së Shqipërisë në vitet 1994-1997, Kristaq Luniku ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës” ku ka komentuar zhvillimet e fundit në BSH. “Dy gjëra do të përmendja: E para pavarësia e Bankës Qendrore.  E dyta, kapitali i BSh është besimi në mënyrën e administrimit të parasë, në mënyrënsesi licenson dhe rregullon bankat e nivelit të dytë dhe në mnënyrë të përgjithshme si rregullon stabilitetln. Ngjarjet e fundit kanë dëmtuar kredibilitetin dhe besimin në drejtimin e administrimit tgë parë”, ka thënë Luniku, sipas të cilit ekonomia shqiptare ka dëshmuar të jetë e qëndrueshme. Kur vjen puna te përgjegjësitë, sipas Lunikut, nisur nga ajo që ka ndodhur, ekipi drejtues, pra Këshilli Mbikëqyrës, ka përgjegjësi. “Me sa kuptoj ka një proces ligjor që do të nxjerrë përgjegjësitë e drejtuesve, por duke pasur një situatë dhe një çarje në problemet e kontrollit, autiditimit kuporhet që ekipi drejtues kanë përgjegjësi për këtë situatë”, tha Luniku, duke shtuar se e nevojshme është rikthimi i besimit .

http://www.zeriamerikes.com/content/article/2453066.html

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.