Në Vlorë përfundon stërvitja “Imponimi-2014”, me mjete lundruese të Flotiljes Detare Pashaliman

Në hapësirën e gjirit detar të Vlorës u zhvillua stërvitja “Imponimi-2014”, ku morën pjesë mjete lundruese të Flotiljes Detare Pashaliman me katër anije, trupa nga Batalioni Special dhe dy helikopterë. Qëllimi i kësaj stërvitje ishte bashkërendimi i veprimeve të Forces Detare, Forcës Ajrore dhe Forcave Speciale gjatë operacioneve për zbatimin e ligjshmërisë Detare. Në këtë stërvitje u zbatuan dy skenarë, nga të cilët njeri ishte bllokimi i një anijeje kontrabandë nga mjetet e Rojes Bregdetare dhe tjetri, në rastin kur një grup terrorist ka bllokuar një anije transporti, duke marrë peng ekipazhin. Në këtë stërvitje ishin të pranishëm edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Major, Jeronim Bazo dhe Komandanti i Forcave Detare, Gjeneral Brigade, Qemal Shkurti.
L.V
Comments
Qenkeni bere si TVSH-ja ne
<p>Qenkeni bere si TVSH-ja ne kohen e Xhaxhit me keto lajmet. </p>
Add new comment