Rama: Shqipëria përkrah BE-së e SHBA-së kundër terrorizmit që kërcënon Ballkanin e gjithë botën

Postuar në 18 Shtator, 2014 05:41

Në seancës e së enjtes në Kuvend, kryeministri i vendit Edi Rama foli për samitin e NATO-s në Wells dhe pikat kryesore të bisedimit. Kryeministri shprehu edhe njëherë vullnetin e Shqipërisë për të qëndruar dhe kontribuar për të gjitha problemet që shqetësojnë aleancën dhe sigurinë në botë.  Në fillim të fjalës së tij, Rama tha se kërcënim për stabilitetin e kësaj aleance përbën agresioni i vazhdueshëm i Rusisë mbi Ukrainë, ku sigurisht,-  siç tha ai - Shqipëria mbajti një qëndrim dhe dënoi bashkë me aleatët këtë agresion.  Duke u nisur nga kjo situatë, siç tha më tej Rama 25 mijë trupa ushtarake, përfshirë edhe trupat tona kanë nisur një stërvitje për të qenë gati, në rast se përshkallëzohet agresioni dhe cenohet siguria e çdo anëtari të NATO-s  Një shqetësim tjetër sipas kryeministrit ishte terrorizmi dhe ekstremizmi që i ka rrënjët në Siri dhe Irak. Duke u vendosur në krah të aleatëve edhe në këtë drejtim, kreu i qeverisë shqiptare tha se për ne problem përbëjnë vende si Kosova, Maqedonia e Mali i Zi të cilave iu mungon siguria e NATO-s duke qenë se nuk janë anëtare të saj.  Rama ka apeluar të njihet pavarësia e Kosovës e të vazhdohet më tej me proceset që e çojnë atë drejt integrimit. Ndërsa në rastin e Maqedonisë, Rama ka kërkuar që ky shtet të vendosë standarde demokratike me shqiptarët përmes zbatimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit. Kjo sipas kryeministri sjell hapa të rëndësishëm edhe përsa i përket proçeseve të integrimit të Maqedonisë në NATO e më tej në BE.

 

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.