Diskutim për tolerancën fetare në “Top-Show”. Xhufi, Doda, Nano, Meta dhe Maks Velo komentojnë edhe reagimin ndaj intervistës së fundit te “Mapo”

Postuar në 17 Shtator, 2014 17:35

Maks Velo ka folur sot në mbrëmje në “Top-Show” për intervistën e tij dhënë gazetës “Mapo” e cila provokoi shumë debate dhe reagime. “Unë nuk jam kundër Veriut, por kundër veriorëve që bëjnë krime. Unë u pyeta specifikisht dhe iu përgjigja pyetjes që më bëri ai dhe nuk mu kërkua të bëj krahasim me Jugun”, ka thënë ndër të tjera Velo. Sipas tij ka statistika që flasin se në Veri ndodhin më shumë krime dhe se për këtë natyrisht  ka disa faktorë. Velo ka përmendur rastin e vizitës së Bushit në vitin 2010 dhe faktin se stafi mori masa që ai të hiqte orën. Detaj ky që sipas tij është turp. Kur vjen puna te qëndrimi ndaj Islamit, Velo është shprehur i prerë se nuk ka deklaruar se Islami frymëzon dhunë. “Kam thënë që ka një kthim pas. A nuk është ISIS një kthim pas?”, ka thënë ai. Deputetja Mesila Doda ka shtuar se për Veriun bie dakord me Velon që aty është fenomeni i gjakmarrjes, që kërkon vëmendje tjetër nga shoqëria. Por për statstikat, ajo ka theksuar se pretendimi i Velos nuk qëndron. “Jemi shumë të vegjël dhe shumë të varfër dhe nuk kemi komoditetin për t’u ndarë”, tha ajo. Nga ana e vet, Mustafa Nano, i cili ka folur edhe rreth librit të vet më të fundit “Pax-Albanica”, ka nënvizuar se elita jonë kulturore, që nga Rilindja e këtej, ka qenë shumë e kujdesshme kur iu është qasur çështjeve të tilla. Dhe sipas tij, Velo, që është pjesë e establishmentit kulturor të Shqipërisë, i ka ikur disi dhunshëm këtij rregulli. “Unë mendoj se për disa gjëra ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka thënë Nano, duke vënë sidomos theksin te diksutimi për fetë. Për Xhufin, nëse gjërat do të shihen qetësisht, do të vihet re se “i keqi dhe e keqja është e shpërndarë  kudo nëpër Shqipëri”. Kështu që nuk ka arsye pse të shihet në një optikë të këtillë. Në përfundim, Gjergj Meta ka theksuar se mesazhi më i mirë për tolerancën vjen me vizitën e Françeskut, të cilën edhe Velo e ka cilësuar shumë të rëndësishme. 

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.