Nis votimi për referendumin e pavarësisë në Skoci

Ka nisur sot referendumi për pavarësinë në Skoci. Pyetja në fletën e votimit është: “A duhet të jetë Skocia një vend i pavarur?”. Rezultatet pritet të dalin të premtetn paradite ndërsa votimet mbyllen në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme. Referendumi pritet me shumë ankth në Britani, pasi konsiderohet si fundi i një historie të përbashkët shumë të gjatë. Një arsye tjetër, në mos kryesorjas është edhe pasoja ekonomike. Së fundmi, referendumi po zgjon ndjenja të ngjashme në disa rajone të Europës dhe është ironike që Skocia konsiderohet një vend proeuropian, zhvillon referendumin për pavarësinë, ndërkohë që vetë Britania ka paralajmëruar referendum për daljen nga BE.
s.z
Add new comment