Reduktim i gazit për Ukrainën në masën 25% . Kievi me masa radikale: “Largohen nga puna 1 milionë “të kompromentuar me regjimin e kaluar apo me KGB””

Pas Polonisë, i vjen radha Ukrainës, por edhe Europës që të provojë reduktimet në furnizimin me gaz nga Rusia. Ministri i Energjisë së Ukrainës, Juri Prodan, ka denoncuar reduktimin me 25% të furnizimit me metan që vjen nga Rusia dhe kalon përmes Ukrainës drejt Europës. Ndërkohë dje, kryeministri Arseni Jatseniuk ka bërë të qartë se ligji i miratuar në seancën e fundit parlamentare, që përcakton largimin nga puna në disa profesione, të njerëzve të kompromentuar me regjimin e Viktor Yanukovich, apo edhe me KGB-në sovjetike, përfshin gati 1 milion njerëz. Një spastrim radikal ky, në kushtet e një konflikit ëe i kushton Ukrainës 4.75 milionë euro çdo ditë.
http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/europa/2014/09/17/ucraina-artiglie...
s.z
Add new comment