“Panorama” shkruan se hetimi për vjedhjen në BSh, ka lënë jashtë shefin e sigurisë. Për të cilin shton se është babai i Drejtoreshës së Tatimeve

Postuar në 18 Shtator, 2014 02:41

Fakti u pohua fillimisht në emisionin “Opinion” nga drejtuesi i tv “Klan” Aleksandër Frangaj, më tej në intervistë nga ish-kryemiistri Sali Berisha në emisionin “Studio e Hapur”, kurse sot ka qenë gazeta “Panorama” që ka shkruar diçka për këtë. Bëhet fjalë për arrestimet munguara sipas tyre në çështjen e Bankës së Shqipërisë, ndër të cilët edhe shefi i sigurisë së Bankës. Në këtë rast ai është Ibrahim Shehaj dhe është babai i Briseida Shehaj, drejtoreshë e Tatimeve. “"Furtunës” së arrestimeve në BSH, pas vjedhjes së më shumë se 713 milionë lekëve në Departamentin e Emisionit i ka shpëtuar një zyrtar që ka lidhje direkte me sigurinë e institucionit. Ibrahim Shehaj, me detyrë shef i sigurisë së jashtme dhe ruajtjes së objekteve në BSh, nuk është përfshirë nëhetim...”, shkruan ndër të tjera “Panorama” në faqen 7, që shton se ky persona ka patur në varësi edhe shërbimin e kamerave që mbikëqyrnin ambientet e jashtme të godinës së BSH-së. Nuk është e qartë nëse Shehaj do të merret si i pandehur ose jo, por në çdo rast do të ishte e udhës që të jepej përshkrimi zyrtar i punës që ka Shehaj. Kjo edhe për të shmangur nëntekstin politik që po i jepet çështjes. Dhe në “Gazeta Shqiptare” sot është publikuar një intervistë me dy pyetje me Ibrahim Shehajn. Ja çfarë thotë ai në përgjigje të Berishës: “Unë deri në vitin 2007 kam qenë nëndrejtor. Pas vitit 2007, kur ndryshuan drejtuesit, nisa punë si specialist i thjeshtë. Kam detyrat e mia, në bazë të rregullores të Këshillit Mbikëqyrës dhe në bazë të manualit të vendit të punës. Nuk jam shef i sigurimit të objektit, nuk kam detyra fare për Thesarin, pasi kam detyra të tjera. Por ish-kryeministri, si kriminel që është, kërkon që të gjithë përgjegjësinë e emërimeve që ka bërë vetë ta kalojë tek unë. Fakti është që punoj në Bankë që në mars të vitit 1994. Më ka marrë në punë ish-guvernatori i Bankës, Dylber Vrioni, ish-kreu i PD-së për degën e Tiranës. Deri në mars të vitit 2007 kam qenë nëndrejtor”. 

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.