Eglantina Gjermeni: Kreditimi i Lehtësuar për qytetarët që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve e policët e vrarë në detyrë, nuk është ndërprerë

Sfidat e strehimit në vend, ishin tema e diskutimit gjatw njw takimi qw ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni zhvilloi të mërkurën një takim me drejtues të Entit Kombëtar të Banesave. Sipas ministres Gjermeni, sfidat me të cilat përballemi dhe mënyrat për t’i adresuar duke patur në vëmendjen tonë qytetarët janë fokusi i punës. “Programi i Kreditimit të Lehtësuar nuk është ndërprerë në asnjë çast për qytetarët që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, policët e vrarë në detyrë, familjet qiramarrëse, të cilat do të lirojnë banesat e pronarëve, mbështetur në aktin normativ, apo personat që kanë hyrë në marrëdhënie kontraktuale me shitësit e banesave dhe rrezikojnë të humbasin paratë”, deklaroi Gjermeni.
L.V
Add new comment