Hyn në fuqi ligji për KLD dhe Shkollën e Magjistraturës. Nisin kriteret e forta

Ligji për organizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës kanë hyrë në fuqi një ditë më parë, duke hapur kështu rrugë reformimit të KLD-së, si dhe emërimeve të gjykatësve të rinj nëpër gjykata. Në relacionin që shoqëron ligjin, i cili është botuar në fletoren zyrtare më 1 Shtator dhe që ka hyrë në fuqi më 16 shtator (ditën e martë) vlerësohet se reformimi i sistemit gjyqësor është një nga prioritet kyçe të Ministrisë së Drejtësisë, veçanërisht në drejtim të konsolidimit të parimeve bazë të shtetit të së drejtës.
Veç ligjit për organzimin KLD-së, ka hyrë në fuqi që prej ditës së djeshme dhe ligji për Shkollën e Magjistratursë, i cili përcakton kritere më të forta në emërimet e pedagogëve dhe Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, i cili rrezikon largimin nga detyra. Ligji i propozuar nga dhjetë deputetë të maxhorancës, synon të reformojë funksionimin dhe organizimin e Shkollës së Magjistraturës, si institucioni i vetëm, i ngarkuar me formimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
L.V
Add new comment