Obama: “Ebola, kërcënim për sigurinë globale”

Postuar në 17 Shtator, 2014 05:58

Lufta ndaj shpërthimit të Ebolas në Afrikën Perëndimore, duket se ka hyrë në axhendën kryesore të SHBA-së. BBC-ja citon Presidentin amerikan Baracka Obama që ka thënë se “shpërthimi i Ebolas në Afrikën Perëndimore përbën një kërcënim për sigurinë globale". Ai ka apeluar për përgjigje po në në shkallë globale, teksa vetë SHBA ka urdhëruar dërgimin në rajon të 3000 trupave dhe nisjen e ndërtimit të godinave të reja për kujdesin shëndetësor. Deri më tani nga virusi kanë vdekur 2 461 persona, ndërkohë që sapo vjen dhe po shtrohet pyetja e madhe, nëse virusi kësaj radhe do të arrijë në pikën kritike të transmetimit përmes ajrit. Kjo mund të krijonte kushte për një pandemi, ndërkohë që për prodhimin e vaksinës është paralajmëruar viti 2015.

http://www.bbc.com/news/world-us-canada-29231400

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.