Në pritje të vizitës së Papa Françeskut vjen ekspozita: "Lin Delija mes sakrales dhe profanes"

Në kuadër të aktiviteteve kulturore, që po organizohen në pritje të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, në Galerinë Kombëtare të Arteve përurohet më datë 17 Shtator 2014, ora 19.00, ekspozita e kuruar nga Z. Gjon Radovani, me titull “Lin Delija mes sakrales dhe profanes”. Në ekspozitë do të paraqiten piktura dhe vizatime të piktorit Lin Delija, i cili jetoi dhe krijoi në Antrodoko, pranë Romës. Ekspozita “Lin Delija mes sakrales dhe profanes” është fryt i mbështetjes së Ministrisë së Kulturës dhe i bashkëpunimit të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë me Shoqatën Art Union Albania.
L.V
Add new comment