Policia konfiskon një shumë të madhe parash në shtëpinë e imam Shefqet Krasniqit, në Prishtinë

Postuar në 17 Shtator, 2014 04:43

Në shtëpinë e imam Shefqet Krasniqit, në Prishtinë, sipas “Koha Ditore” janë gjetur dhe konfiskuar një shumë e madhe parash. Kurse në shtëpinë e Fuad Ramiqit janë gjetur dhe konfiskuar shumë dokumente si dhe disa kompjuterë. "Koha Ditore" shkruan se policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona si të dyshuar për terrorizëm e nxitje dhunë dhe nxitje të urrejtjes ndërfetare. Të gjithë të arrestuarit po merren në pyetje nga policia.

Përveç imamit Shefqet Krasniqi, janë arrestuar edhe katër imamë të tjerë: Mazllom Mazllomi, Enis Rama, Ekrem Avdiu e Fuad Ramiqi. Është hera e dytë brenda pak ditësh që arrestohet imami Krasniqi. Në orët në vijim pritet të merret vesh diçka më shumë lidhur me akuzën që rëndon mbi të arrestuarit.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.