Kosovë: Arrestohen pesë imamë, një politikan e një duzinë personash të tjerë

Postuar në 17 Shtator, 2014 03:22

Në Kosovë janë bërë qysh në orët e para të mëngjesit disa arrestime imamësh e personash të tjerë që mbahen përgjegjës – kjo thuhet hw pwr hw – për rekrutimin e shumë kosovarëve që kanë shkuar të luftojnë në Siri e Irak e për inkurajimin e terrorizmit. Është arrestuar imami Shefqet Krasniqi, por tok me të janë arrestuar edhe katër imamë të tjerë: Mazllom Mazllomi, Enis Rama, Ekrem Avdiu e Fuad Ramiqi. Mes të arrestuarëve flitet se është dhe një politikan, por nuk jepen të dhëna identitare të tijat.

Është hera e dytë brenda pak ditësh që arrestohet imami Krasniqi. Në orët në vijim pritet të merret vesh diçka më shumë lidhur me akuzën që rëndon mbi të arrestuarit.

 

Re.Pu. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.