Aktivitet për reformën në Arsimin e lartë, kryeministri: “Reforma do të kryhet, pavarësisht kostove politike”

Ministria e Arsimit dhe Banka Botërore kanë organizuar sot një aktivitet për reformën në arsimin e lartë. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në të dhe ka folur për reformën që po kryehet. Sipas tij, reforma do të ecë përpara pavarësisht kostove politike, pasi “ne për këtë jemi votiar”. Po kështu, Rama ka theksuar një tjetër element të kritikës së bërë deri më tani, sipas të cilit, nuk janë vetëm financuesit privatë që kanë çuar në këtë gjendje, pasi edhe universitetet shtetërore vuajnë nga probleme serioze. “Ne mendojmë se me këtë reformë merr fund një histori gënjeshtrash”, ka thënë Rama.
s.z
Add new comment