Bitraj nga qelia: Më vjen keq për shef Fullanin, gabimet e mia po i vuajnë të tjerët

Ardian Bitraj ka folur për GSH edhe pse në qeli, lidhur me vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë.
Bitraj i është përnbajtur versionit të tij ‘semplist’ për sa ka ngjarë, por nuk ka harruar të shprehë keqardhjen “për shef Fullanin dhe personat e tjerë të arrestuar për këtë ngjarje”. Bitraj thotë se ka pasur arsye të forta që ka vjedhur, por nuk i ka shpjeguar ato.
“Përsa i përket përgjegjësisë penale të tyre, nuk mund të jap koment, pasi është çështje e hetimit. Unë mbaj përgjegjësi për veprimet e mia”, ka thënë Bitraj, duke këmbëngulur se paratë i ka shpenzuar të gjithë në loto sporti: “Historia ime është e qartë dhe shumë e thjeshtë. Unë i kam vjedhur ato para dhe i kam shpenzuar në loto sporti. Askush nuk fshihet prapa meje, askush nuk ka përfitiuar. Madje, për gabimet e mia po vuajnë edhe persona të tjerë”.
a.k
Add new comment