Presidenti në “Opinion”: “Nuk jam për Guvernator të huaj. Ligji nuk dikton zgjedhjen mes anëtarëve të KM. Për emrin e ri, diskutime me mazhorancën”

Postuar në 15 Shtator, 2014 15:59

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka qenë sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ku ka folur për marrëdhëniet me mazhorancën dhe zhvillimet politike. Ne rëndësi ka qenë qëndrimi i Nishanit për çështjen e skandalit  në Bankën e Shqipërisë dhe zgjdhjen e Guvernatorit të ri, ose Guvernatorit të Përgjithshëm, siç e ka quajtur gazetari Blendi Fevziu. Nishani ka eklaruar se së pari lajmin për arrestimin e Ardian Fullanit e ka marrë vesh nga media. Së dyti, ai ka deklaruar se formalisht Fullani është ende Guvernator, deri sa atë ta shkarkojë Parlamenti. Më tej akoma, Presidenti nuk ka pranuar të komentojë procesin e nisur, për të dalë te përgjigjet për emrin e ri. Nishani ka sqaruar se nuk është për një Guvernator të huaj, pasi “Shqipëria ka plot djem dhe vajza, burra dhe gra të zotë”. Po kështu ai ka nënvizuar se Kushtetuta dhe ligji nuk dikton përzgjedhjen e emrit të ri nga radhët e anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, një pretendim ky që mund të jetë edhe pak provokativ, sa kohë që zëra pranë opozitës kërkojnë largimin ose hetimin e të gjithë anëtarëve të KM. Në finale, Presidenti ka bërë të qartë se për emrin e ri do të ketë bisedime dhe diskutime me mazhorancën, pasi “nuk ka vend për sfidë”.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.