Ambasadori britanik: Drejtësia shqiptare, e keqorganizuar, u lë vend të korruptuarve e të paaftëve

“Është gabim të sulmosh institucione të pavarur thjesht sepse janë të pavarur: është po aq gabim të keqpërdorësh një institucion të pavarur për qëllime politike partiake”, është kjo një thënie interesante e ambasadorit britanik në Tiranë, Nikolas Kanon, në intervistën e dhënë për revistën Java. Ambasadori është ndalur sidomos në problemet e sistemit të drejtësisë, duke konstatuar se “reformimi i sistemit të drejtësisë është sfida më e madhe që përball Shqipëria sot. Besimi i publikut në gjyqësor është i ulët. Shqipëria ka shumë gjyqtarë të përgatitur dhe të ndershëm. Por vetë sistemi është i organizuar keq. Kjo gjë ofron hapësirë ku mund të veprojnë të paaftë e të korruptuar. Pra, çfarë është e nevojshme është reforma e plotë e mënyrës në të cilën gjyqtarët janë emëruar, graduar, transferuar dhe disiplinuar. Niveli i arsimimit profesional të gjyqësorit ka nevojë të përmirësohet. Disa njerëz thonë se gjyqësori duhet të jetë plotësisht i pavarur dhe kështu çdo reformë duhet të udhëhiqet nga vetë gjyqtarët. Por, pavarësia e gjyqësorit nuk do të thotë mosndëshkim gjyqësor. Gjyqësori deri më tani nuk ka arritur të reformohet në mënyrë adekuate, dhe kështu duhet të presim presion nga qeveria, parlamenti, opinion publik dhe komunitetit ndërkombëtar për reformën. Reforma e sistemit të drejtësisë do të ndihmojë në masë të madhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Lexoni më shumë në linkun: http://revistajava.al/kryesore/2014916/sistemi-i-drejtesise-shqiptare-eshte-i-organizuar-keq
a.k
Add new comment