Milano/ Shqipëria dhe Kosova me një Konsullatë të përbashkët. Presin shiritin Bushati e Hoxhaj

Postuar në 16 Shtator, 2014 05:21

Prej 16 tetorit, Shqipëria dhe Kosova, do të kenë një Konsullatë të përbashkët në Milano, ku qytetarëve do t’u ofrohet shërbimi në një ambient modern dhe në një kohë më të shkurtër. Kjo bazohet në Marrëveshjen mes dy qeverive për përfaqësimin konsullor. Njëkohësisht, cilësohet dhe si shprehje e marrëdhënieve shumë të mira e të dy vendeve tona me Italinë. Në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së re, morën pjesë dy ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, anëtarë të trupit diplomatik dhe figura të tjera të larta të vendit pritës, Italisë.perurimi i konsullates ne Milano. Në fjalën e tyre, Ministrat Bushati dhe Hoxhaj vlerësuan se “konsullata përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të partneritetit strategjik që kemi mes dy vendeve dhe është një tregues i qartë i punës dhe vullnetit tonë për të qenë sa më pranë bashkëkombësve, duke iu ofruar atyre shërbime sa më cilësore dhe transparente”.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.