Doda pesimiste: “Ndodhemi në kufij të një ligësie mes njëri-tjetrit që nuk e kemi pasur as me pushtuesin”

Vizita e Papa Françeskut është padyshim një ngjarje me shumë rëndësi për Shqipërinë. Dhe pavarësisht turravrapit të qeverisë dhe bashkisë për të “pastruar pluhurat” e një pjese të Tiranës, vizita gjithesesi nuk e humbet peshën e vet. Nga ana tjetër kanë rëndësi edhe mesazhet e kësaj vizite, që për shumëkënd është një moment që sjell shpresë. Një ndër këta është edhe deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda që ka postuar me këtë rast një mesazh në rrjetin e vet në “Facebook”. Duke qenë se mediat sociale po rezultojnë ambiente publike që e "refuzojnë" më shumë demagogjinë sesa televizioni, ose media klasike, po e përcjellim mesazhin e znj. Doda, meqenëse ka disa konstatime, që vështirë se bëhen në mbledhje partie. Ose edhe kur bëhen padyshim që shihen të lidhura vetëm me ligësinë e kundërshtarit. “Uroj dhe lutem me gjithë zemër që ardhja e Papa Françeskut në Shqipëri të sjellë një moment reflektimi dhe vërtetësie ndër shqiptarë. Ndodhemi në kufij të një ligësie mes njëri-tjetrit që nuk e kemi pasur as me pushtuesin...Të shpresojmë që Hyu do të sjellë një mrekulli ndër ne dhe do të na paqëtojë mes vedi; ndoshta ardhja e Atit të Shenjtë do na sjellë reflektimin, paqen dhe dashurinë që na duhet për të shikuar përpara”, shkruan Doda ndër të tjera. Është logjike të pyetet nëse kjo është një qasje objektive ndaj realitetit, në të cilën nuk e shohim as te qeveria dhe as tek opozita, apo ndoshta pesimizmi ka mbërthyer edhe politikën që tashmë ka “kthyer sytë nga qielli”? Dhe të mendosh se përfaqësuesit e të dy krahëve i shitën shqiptarëve teza hiperoptimiste, gati futuriste: qoftë “Shqipëria vend i zhvilluar”, ose “e dyta pas Gjermanisë”. Qoftë edhe “Rilindja”, e cila nëse rezulton në fund të katër viteve me një bilanc korrigjimi për disa gjëra elementare, me siguri që do të trumbetonte fitore.
s.z
Comments
Perjetesisht shqiptaret
<p>Perjetesisht shqiptaret keshtu jane ndare. Gjysma e tyre eshte ngritur kunder pushtuesit, ndersa gjysma tjeter eshte bashkuar me pushtuesin....</p>
Po tashti kush eshte
<p>Po tashti kush eshte pushtuesi?
ti e para , qe do i varje
<p>ti e para , qe do i varje shqiptaret tek palma.</p>
Ti Mesila kij kujdes, se gati
<p>Ti Mesila kij kujdes, se gati e kemi aksidentin edhe per ty.</p>
Add new comment