Mbrojtja publike e Fullanit, Mero Baze mendon se bëhet fjalë për të kufizuar hetimet dhe për të fshehur gjurmët

Mero Baze ka vijuar edhe sot me një opinion për çështjen e skandalit në Bankën e Shqipërisë. “Askush nuk po e ndihmon Fullanin”, e titullon Baze opinion e tij të cilin e ndërton kryesisht mbi linjën e lojës dhe influencës që po investohet për të zgjdhur pa eksese çështjen “Fullani”. Cilat mund të jenë këto eksese? Baze nuk bën aluzione në këtë drejtim, por jep një opinion direkt që është një akuzë. Ja se çfarë shkruan ndër të tjera ai: “Në këtë betejë, politikanët dhe analistët që bëjnë si bodigardë të tij, në të vërtetë kanë problemet e veta me drejtësinë, nëse hetimi thellohet”. Dhe pak më poshtë: “Duke tentuar ta mbrojnë politikisht tani që atij nuk i hyn më në punë politika, “badigardët” e tij mediatikë dhe politikë, janë duke paralajmëruar që të vihet një kufi për hetimet, që të mos të shkohet tek gjurmët e tyre”. Akuza është e rëndë, jo sepse në përgjithësi këto gjëra nuk përfliten në Shqipëri, por sepse në thelb ajo sugjeron që Prokuroria, e cila “është e vetmja që ka në dorë aktualisht ta ndihmojë ose ta fundosë Fullanin”, ka në dorë një proces që mund të zbulojë edhe juridikisht vetë hallkat e një sistemi.
http://www.gazetatema.net/web/2014/09/14/askush-nuk-po-e-ndihmon-fullanin/
s.z
Add new comment