Viti i ri shkollor, të gjithë urojnë diçka. Nga Rama që prezanton teknologjinë “anti-mashtrim”, te Basha që “rikonstrukton”

Sot ka nisur viti i ri shkollor 2014-2015 për arsimin parauniversitar. Kryeministri Edi Rama ishte në shkollën e mesme “Ismail Qemali”, ku uroi nxënësit dhe mbajti një fjalë, ku e prezantoi këtë shkollë si “një nga shkollat pilot sa i përket implementimit të teknologjisë”, pasi nxënësit nuk do të mund të gënjejnë më prindërit e tyre për mungesat e tyre në orët e mësimit. Më herët, ministrja e Arsimit Nikolla uroi të 32 mijë mësuesit e vendit. Ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ishte në gjimnazin “Eqerem Çabej”, ku krahas urimit për nxënësit e kësaj shkolle, përuroi edhe rikonstruksionin e saj nga ana e Bashkisë.
a.k
Add new comment