Negociatat me FMN-në, shtyrja për arsye të kërkesave të misionit. Një ndër to edhe rritja e taksave që është kundërshtuar nga qeveria

Postuar në 14 Shtator, 2014 13:40

Largimi i misionit të FMN-së nga Tirana pa deklaruar lëvrimin e këstit të tretë të huasë tre-vjeçare duket se ka ndodhur për shkak të mosrënies dakord. “Vizion Plus” jepte sot arsyet e debateve mes qeverisë dhe misionit dhe ato kanë qenë të lidhura me kërkesat që FMN-ja ka parashtruar: “Insistimi i FMN-së ka qenë i qartë: Më shumë para për sektorin e energjisë duke qënë se po afrohet sezoni i dimrit.  Ministri i Financave nuk ka pranuar, por ka vendosur që të shtojë me 10% fondet për çdo dikaster. Njëkohësisht me ndryshimet në buxhetin e këtij viti, financat kanë rënë dakord me fondin për pikat kryesore ku do të përqendrohet buxheti i 2015-ës. Sipas kësaj ministrie, pika më e rëndësishme është ulja e borxhit publik, FMN ka qenë e vëmendshme në këtë pjesë dhe nuk ka pranuar asnjë tolerancë. Diskutime ka patur edhe për pjesën e rritjes së taksave, por kjo gjë është kundërshtuar nga qeveria jonë, argumenti i saj ka qenë që deri tani të ardhurat janë realizuar si duhet e në këtë pjesë nuk ka arsye për futjen e taksave të reja”, tranmseton “VP”.  Po kështu javën e ardhshme misioni i FMN-së do të diskutojë me qeverinë shqiptare edhe çështjen e Bankës së Shqipërisë.

http://vizionplus.al/debatet-qeveri-fmn/

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.