Ngjela thotë se nuk janë 7 milionë dollarë, por 200 milionë euro të vjedhura në Bankën e Shqipërisë

Postuar në 14 Shtator, 2014 08:56

“Të gjithë të tremburit kanë pjesë në vjedhje. Po cila është vjedhja? Nga ato që kanë dalë deri tani si abuzim në Bankën e Shqipërisë, vjedhja i kalon 200 milionë Euro. Shiheni me vemendje: gjithë ajo bankë ka një fitim vjetor prej 30 milionë lekësh të vjetra. Turp! Sa një kioskë mizerabël. Por Banka ka pasur shpenzime që i kalojnë 40 milionë Euro në vit. Ku kanë shkuar gjithë këto para? E pra, kjo është arsyeja pse bërtasin sot me klithma beneficiarët, domethënë përfituesit”- kështu shkruan në profiln e tij Spartak Ngjkela që bën thirrje për caktimin e një guvernatoir të huaj. Thashethemi që në BSH janë vjedhur më shumë se shifra e deklaruar dhe se largimi i Fullanit mbulon, ose zbulon një gjë të tillë, ka kohë që qarkullon. Por në fund vulën zyrtare këtyre gjërave ua jep vetëm hetimi i prokurorisë.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.