Ristani: Kokëdhima po kthehet në pasha, po ndërton ku të mundet

Postuar në 14 Shtator, 2014 05:02

Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani së bashku me banorët e Qeparosë kanë denoncuar të dielën një ndërtim vetëm 3 metra larg bregdetit, që sipas tyre i përket deputetit socialist Koço Kokëdhima. Deputeti Ristani akuzoi më tej Kokëdhimën se po kthehet në pasha. Sipas tyre, ky ndërtim bëhet në kundërshtim të hapur me ligjin dhe me cdo kondicion urbanistik. “Sot Qeparoi e ka një hall të madh. Një nga djemtë e vet nuk e do. Një nga djemtë e vet ka bërë këtë çiban këtu duke i marrë bukurinë Qeparoit. Të tillë çibanë kanë dalë kudo sot. Në këtë hall të madh sot është Tirana. Në hall të madh është edhe Fieri, në hall të madh është edhe Vlora, në hall të madh është edhe Saranda, ku pashai që do të jetë pasha, që do ti ngjajë edhe pashait të Janinës, që do ta konkurrojë pashain e Janinës sepse kërkon ta bëjë kështjellën edhe më të madhe se sa e Porto Palermos. Pashai i ka marrë tokat kudo”, thotë Ristani.  Kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës, Moisi Meminaj, tha se: “Partia Demokratike ka denoncuar pazaret korruptive të dyshes Rama-Kokëdhima. Ja dhe rezultati. Jemi këtu për të denoncuar zaptimin e plazheve publike nga kjo dyshe dhe jo vetëm”.Ndërsa banorët e zonës shprehen se ndërtimi që po bën deputeti Kokëdhima u ka zënë fushën e futbollit.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.