Hetimi për 21 Janarin, Kuliçaj e Burgaj nuk ekzekutuan urdhër-arrestet

Postuar në 14 Shtator, 2014 04:01

Nën hetim në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit 2011 janë vënë dy ish-krerët më të lartë të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj. Siç shkruan e përditshmja “Panorama” ata po hetohen për mos bindjen ndaj urdhrit të prokurorisë së Tiranës për ekzekutimin e 6 mandat-arresteve të lëshuar për arrestimin e efektivëve të Gardës së Republikës pas ngjarjeve të 21 janarit. Kuliçaj në cilësinë e ish-zv/drejtorit të Përgjithshëm dhe Burgaj në cilësinë e drejtorit, zyrtarisht janë vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Burgaj dhe Kuliçaj, i janë shënuar emrat në regjistrin e procedimeve penale, çka do të thotë se dy ish-policët e lartë janë vënë në hetim për skandalin e refuzimit të ekzekutimit të urdhrave për arrestimin e Ndrea Prendit dhe 5 gardistëve të tjerë, të dyshuar në atë kohë nga organi i akuzës se kishin qëlluar me armë mbi protestuesit e opozitës.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.