Helidon Bushati: Mimi Kodheli shkeli ligjin, i dha policisë helikopterin e ushtrisë

Postuar në 14 Shtator, 2014 05:24

Nëpërmjet deputetit Helidon Bushati, Partia Demokratike ka akuzuar të dielën ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për shkelje të ligjit. Sipas PD, Kodheli ka vënë mjetet e ushtrisë në shërbim të operacioneve të policisë. Në një deklaratë për media deputeti Bushati shprehet se dëmtimi i helikopterit me një vlerë prej 12 milionë euro, të blerë nga kontributi i taksapaguesve shqiptarë, përbën një dëm të madh financiar.  “Dhënia e mjeteve të ushtrisë pa një marrëveshje, pa një vendim qeverie, pra pa një bazë ligjore, është një shkelje e rëndë. Duke i konsideruar asetetet publike si pronë private, Ministrja e Mbrojtjes ka shkelur ligjin, dhe ajo sot është nën akuzën e shpërdorimit të detyrës”- tha ai.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.