Përkujtohet 16- vjetori i vrasjes së liderit të dhjetorit Azem Hajdari dhe shoqëruesit Besim Çere. Basha: U vranë nga dora kriminale e armiqve të lirisë

Postuar në 12 Shtator, 2014 06:09

16- vjetori i vrasjes së liderit të dhjetorit, Azem Hajdari është përkujtuar të premten nga drejtues të lartë të Partisë Demokratike. Ata bërë homazhe te momeriali i tij në qendër të Tiranës. “Azem Hajdari përbën zemrën tonë, forcën tonë, vendosmerinë tonë për të qëndruar fortë për vlerat e patjetërsueshme të demokracisë, lirisë dhe shtetit ligjor, përgjegjësisë para ligjit dhe të drejtat dhemelorë te qytetarëve. Sot në emer të PD-se e të çdo demokrati zotohemi se do mbrojmë vlerat e demokracisë”, tha kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë nderimeve për Hajdarin. Simpatizante, miq dhe të afërm, gjithashtu bënë homazhe pranë momerialit. “Azem Hajdari dhe bashkëpunëtori i tij Besim Çere, u vranë 16 vjet më parë nga dora kriminale e armiqve të lirisë, demokracisë dhe të drejtave themelore të shqiptareve. Vrasja e tribunit të Lëvizjes Studentore të dhjetorit, Azem Hajdari, ishte një përpjekje e kotë për të rrëzuar bashkë me trupin e tij edhe idealet dhe vlerat për të cilat ai dhe miqte e tij u ngritën në dhjetorin e 1990-s, për të cilat u themelua dhe nisi misionin e saj historik Partia Demkratike, për të cilën u përkushtuan mijëra shqiptarë për të përmbysur terrorin më të egër të Evropës e për ta zëvendësuar atë me Shqipërinë e paqes, lirisë, demokracisë, vlerave me të çmuara të qytetërimit evropian”, 

 

L.V

Comments

Submitted by Andoni (not verified) on

<p>Po ky Luli eshte dhe jurist. Cili eshte motovacioni i vrasjes, sipas vendimit te gjykates? E di ky apo jo? Apo ne ate kohe ka qene jashte Shqiperise dhe ka hak te mos e dije. Nese ai vendim ishte i gabuar, i padrejte, pse gjate 8 vejetev Luli nuk beri nje gjyq tjeter, qe te vinte haka te i zoti? Pse Mulosmani na qenka &quot;dora kriminale e armiqve të lirisë, demokracisë dhe të drejtave themelore të shqiptareve... etj, etj &quot;! Keto jane lojra fjalesh per ti prishur mendjen njerzeve A, po ketu kemi te bejme, po perdor nje shperheje te Lulit dje, se keto jane me te vertete &quot;llogje&quot;.</p>

Submitted by Damiano Damiani (not verified) on

<p>Ky Lulezim Basha eshte nje individ pa kurrfare individualiteti dhe as personaliteti. Eshte thjeshte nje papagall qe imiton zotin e tij ose vjehrrin e tij politik. Eshte po aq hipokrit sa ai dhe aq i paskrupullt sa ai. Ndryshon vetem menyra e shprehjes se personalitetit te vet te mjere dhe pa moral.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.